Aksident në aksin Prrenjas –Qafë Thanë, përplasen dy mjete, lëndohen dy pasagjeret

Aksident në aksin Prrenjas –Qafë Thanë, përplasen dy mjete, lëndohen dy pasagjeret

Makina e aksidentuar

Një aksident është shënuar pak minuta më parë në aksin rrugor Prrenjas–Qafë Thanë. Një person me iniciale P.D., 49-vjeç, banues në Lushnje, duke drejtuar mjetin tip "Benz", me targa AA 977AB, është përplasur me mjetin tip "Benz", me targa AA 226EV, me drejtues  H.L., 64-vjeç banues në Korçë.

Si pasojë e këtij aksidentit janë aksidentuar : V.L.,62-vjeçe dhe N.L.,32-vjeçe, banuese në Korçë, të cilat ishin pasagjere në mjetin me targa AA 226EV. Të dëmtuarat menjëherë janë dërguar në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut, ku paraprakisht dyshohet se shkaku i aksidentit të jetë lagështia në rrugë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji

Protesta për VAR-in, pezullohet ndeshja në Norvegji