Aksident në aksin Durrës- Kavajë! Makina thyen barrierat anësore të rrugës, shkak parakalim i gabuar, 2 të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës - Kavajë, pranë vendit të quajtur "Zifti", rreth 3 km larg Shkëmbit të Kavajës.

Nga informacione paraprake, mësohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i automjetit tip “Benz”, i cili ka përfshirë në aksident me mjetin tip “Ford” ku për pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesit e të dy automjeteve.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e cila i ka ardhur në ndihmë menjëherë të aksidentuarve, duke i dërguar në spitalin e Durrësit ku janë nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK

Ish ministri dhe ish kryebashkiaku i Sarandës Stefan Çipa në SPAK