Një aksident rrugor u regjistrua mesditën e sotme në aksin Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot-Fushë.

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 3 persona të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ata ndodhen në spital ku po marrin trajtim mjekësor.

“Në aksin rrugor Elbasan- Librazhd, në fshatin Labinotë-Fushë, shtetasi F.Z., 25 vjeç, banues në Librazhd, duke drejtuar mjetin tip "Hyundai" është përplasur me mjetin tip "Benz",  me drejtues shtetasin A.T., banues në Korçë” – njofton policia.