Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë - Delvinë, në afërsi të fshatit Stjar, përballë fshatit Mavropull.

Burime për Report TV bëjnë të ditur se një makinë tip Toyota me targë AB196PI që drejtohej nga shtetasi Fatmir Kuçi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Për rrjedhojë kanë nbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit Fatmir Kuçi dhe pasagjerja Kano Kuçi.

Menjëherë është njoftuar ambulanca e cila i ka transportuar të lënduarit në Urgjencën e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Sipas bluzave të bardha Fatmir dhe Kano Kuçi janë dëmtuar lehtë dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës kanë shkuar në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet e nevojshme për zbardhjen e ngjarjes. Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i mjetit të ketë qenë në gjendje të dehur.