Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure (25 nëntor) në aksin rrugor Tepelenë-Mallakastër pranë fshatit Krahës.
Dy automjete janë përplasur e për pasojë janë plagosur 5 persona. Një kamionçinë, e cila vinte nga një rrugë dytësore i ka prerë rrugën një makine tip "Toyota" me targa greke.
Sipas informacioneve nga grupi hetimor, kamionçina ka hyrë në rrugë pa sinjal duke shkaktuar dhe përplasjen e makinës.
Në automjetin që vinte nga Greqia ishin një çift bashkëshortësh nga Fieri me fëmijën e tyre, gjyshin si dhe tezen e fëmijës.
Të pesë të lënduarit janë shtruar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës ndërkohë që njëri prej të lënduarve, bashkëshortja e drejtuesit të mjetit është shtruar në ranimacion me plagë të rënda.
Ky është aksidenti i dytë brenda pak orësh në afërsi të fshatit Krahës në Tepelenë. Më herët gjatë ditës së sotme një i moshuar ka humbur jetën pasi një furgon e ka shtypur duke i shkaktuar plagë të rënda që i shkaktuan vdekjen. Bedri Hoxha, 67 vjeç, ka humbur jetën pasi u shtyp nga furgoni në pronësi të djalit të tij.
Djali i viktimës parkoi furgonin para shtëpisë, por harroi të ngrinte frenat e dorës. Kjo bëri që mjeti të lëvizte mbrapsht për shkak se ishte dishezë e madhe.
Komente









sa ankth m ngjallin kto fotot shum
Përgjigju