Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të Kolonjës.

Një automjet tip Audi që vinte nga Fieri drejt Lushnjes ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në nënkalimin që të çon në Kolonjë.

Drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta dhe është transportuar në spitalin e Lushnjes për ndihmë mjekësore fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Efektivët e policisë rrugore kanë shkuar në vendngjarje për të dokumentuar ngjarjen dhe për të hedhur dritë mbi shkaqet e aksidentit.

Paraprakisht dyshohet se shkak për daljen nga rruga të automjetit ka qenë një manovër e gabuar e drejtuesit, fatmirësisht pa pasoja për përdoruesit e tjerë të rrugës, ndërsa automjeti ka pësuar dëme të mëdha materjale.

Gjithsesi do të jetë ekspertiza shkencore e policisë që do të përcaktojë shkaqet e aksidentit.