Një automjet top “Hunday” me targa AB 273 JC ka dalë nga rruga në autostradën Rrogozhinë- Lushnjë në afërsi të fshatit Gramsh.

Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe mjeti është rrokullisur përgjatë pjesës së jashtme të karrexhatës.

Mjeti është shkatërruar plotësisht, ndërsa drejtuesi i mjetit është transportuar në spitalin e Lushnjës ku është nën kujdesin e mjekëve.

Dyshimet e para për shkaqet e aksidentit janë shpejtësia dhe lagështia në rrugë për shkak të reshjeve të oefve të fundit që kanë përfshirë vendin.

Sipas policisë grupi hetimor po heton për shkaqet e aksidentit ku sipas informacioneve paraprake shkak është shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë për shkak të reshjeve.