Aksident në Berat/ Përplasen dy makina, njëra merr para kalimtaren që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat, në aksin mes Urës së Varur dhe Urës së Goricës.

Dy mjete janë përplasur njëra pas tjetrës në trafik dhe më pas njëra prej tyre ka përplasur një kalimtare që ishte duke kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Ka qënë mjeti tip Benz me targa AA 968 CA i cili ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga pas mjetin me targa AA 231 DC dhe më pas ky i fundit ka goditur 68-vjeçaren.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit.

Fatmirësisht gruaja pa pësuar lëndime të lehta dhe pasi ka marrë mjekimin është larguar për në banesë.  Ndërkohë si pasojë e aksidentit është bllokuar për rreth 30 minuta qarkullimi në të vetmin aks hyrës e dalës në qytet.

S.G/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Hamasi i thotë 'Po' propozimit për një armëpushim në Gaza

Hamasi i thotë 'Po' propozimit për një armëpushim në Gaza