Një aksident është regjistruar paraditen e sotëm në aksin rrugor Burrel-Milot. Policia njofton se drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe ka mbetur i lënduar bashkë me një grua që ishte pasagjere.
"Në aksin rrugor Burrel-Milot, shtetasi D. S., duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe ka dal nga rruga ku si pasojë është lënduar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja B. S., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit", njofton policia.