Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në lagjen Nr.17 Durrës. Mësohet se drejtuesi i një mjeti ka përplasur këmbësoren 61 vjeçare e cila u dërgua në spital për të marr ndihmën mjekësore.
“Më datë 13.12.2021., rreth orës 16:25, në lagjen Nr.17 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin Sh. M., 34 vjeç, ka përplasur shtetasen këmbësore N. B., 61 vjeçe, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.