Një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Tiranë, si pasojë e një aksidenti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjara u regjistrua në lagjen nr.18, ku 42-vjeçari me inicialet P.P., i dehur në timon, përplasi këmbësorin E.K., 33 vjeç, dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. 33-vjeçari është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Komento