Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Fier-Seman, në afërsi të fshatit Fermë Çlirim, ku një automjet i tipit Mercedez Benz ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar me kokë në kanalin anësor.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e lënduar drejtuesja e mjetit, 27 vjeçarja Zaide Deda e cila është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit. 

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, automjeti shihet i përmbysur me pjesën e përparme në kanal. Xhami i përparmë është thyer plotësisht, ndërsa nga përplasja është hapur edhe airbag-u në anën e shoferit

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Aksi Fier- Seman mbetet një njollë e zezë përr aksidente të cilat kanë qënë të shumta veçanërisht gjatë muajve të verës.