Një aksident ka ndodhur këtë mbrëmje në qendër të Fier-Sheganit ku është lënduar rëndë një 65-vjeçar.
Ai drejtonte një motoçikletë, e cila është përplasur me një ‘Benz’. 65-vjeçari është transportuar me urgjencë për në spitalin e Lushnjes.
Sipas të dhënave të para, dyshohet se ‘Benz’-i i ka prerë rrugën motorit. I dëmtuari kishte vënë maskën mbrojtëse, çka e ka ruajtur nga përplasja e fortë.
Policia e qarkullimit rrugor në vendngjarje dhe po merret me disiplinimin e trafikut ndërsa pritet të vijë grupi hetimor për ekspertizë dhe për të dokumentuar ngjarjen.
Komente










