GREQI-Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në zonën e Peristerit në Athinë, ku si pasojë një taksist shqiptar humbi jetën. 

Sipas mediave greke, Gentian Kamberi, 47 vjeç nga Tirana, drejtonte mjetin Taxi, kur është përplasur me mjetin që drejtohej nga 22-vjecarja greke Ekaterina Caci.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shqiptari, ndërsa janë plagosur lehtë drejtuesja e mjetit tjetër dhe dy pasagjerë të tjerë që ndodheshin në automjetin e saj.

Policia greke ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit të rëndë.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Prill, 08:01

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?