ITALI-Një 17 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në spital pas aksidentit natën mes premtes dhe të shtunës në Piacenza.
 
Në makinë ndodheshin katër të rinj shqiptarë, njëri humbi jetën në spital, ndërsa tre të tjerët janë në spital në rrezik për jetën.
 
17 vjeçari nuk mundi që të përballonte plagët e rënda që mori nga aksidenti dhe ndërroi jetë pak orë pasi u transportua në spital.
 
Makina me të cilën po udhëtonin të rinjtë shqiptarë doli nga rruga duke u përplasur me një pemë.
 
Sipas policisë italiane makina ka dalë nga rruga nga shpejtësia. 

[gallery]21841[/gallery]


dy.b/shqiptarja.com