Aksident në Karbunarë të Lushnjes, humb jetën drejtuesi i biçikletës pas përplasjes me motorin! Motoristi në gjendje të rëndë (VIDEO)

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme, në aksin rrugor Lushnje- Karbunarë.

Një motoçikletë është përplasur me një biçikletë në korsinë e ndarë që shërben vetëm për biçikletat në këtë rrugë.

Si pasojë e aksidentit ka gjetur vdekjen drejtuesi i biçikletës, Fitim Xhafa, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është transportuar në spital në gjendje të rëndë.

Ambulanca dhe policia janë në vendngjarje, ndërsa pritet ekspertiza e policisë për të dokumentuar ngjarjen e plotë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, drejtuesi i motoçikletës ishte duke shkuar në drejtim të Lushnjes dhe ka përplasur biçikletën duke lënë të vdekur personin që udhëtonte me biçikletë.

Ky aks rrugor prej disa vitesh ka në njërën anë të tij bordura të vogla që ndajnë qarkullimin e mjeteve nga biçikletat dhe shpesh herë këto bordura janë bërë shkak për aksidente, ku ky i sotmi ka kushtuar një jetë personi.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi kërkon që Greqia të heqë ligjin e luftës, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ I dënuar me 6 vjet burg për tentativë vrasje, arrestohet 50-vjeçari (EMRI)

Durrës/ I dënuar me 6 vjet burg për tentativë vrasje, arrestohet 50-vjeçari (EMRI)