Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtareje ka ndodhur në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur tek Unaza e Re, pranë kryqëzimit të njohur ndyshe si “Astiri”.
Një maune me targa romune ka përplasur një këmbësore, Drita Hoxhallari 50 vjeç, ndërsa kjo e fundit fillimisht ka humbur njërën këmbë, duke u drëguar me urgjencë drëjtë sipatilit të Traumës në gjendje të rëndë sepse ka humbur shumë gjak. Bluzat e bardha nuk kanë mundur ta shpetojnë kalimtaren, e cila ka ndërruar jetë disa orë më pas.
Maunja është me targa DB 79 VIO, ndërsa policia ka ndaluar drejtuesin që shkaktoi aksidentin duke e shoqëruar për në komisariat.
Policia vazhdon hetimet për të zbardhur plotësisht shkaqet e aksidentit.

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO