Pesë automjete janë përfshirë në një aksident rrugor mbrëmjen e sotme në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet. 

Shkak i aksidentit dyshohet se është manovrimi i gabuar i një prej drejtuesve të mjeteve të përfshirë në aksident, makina e të cilit ka goditur edhe ka4tër makina të tjera.

Fatmirësisht nga ky aksident janë shënuar vetëm dëmë materiale dhe jo  të lënduar në njerëz. Policia rrugore ka mbërritur ne vendngjarje dhe ka nisur puën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Ky aksident ka shkaktuar kaos në trafik, ndërsa A1 REPORT sjell pamje nga vendi i ngjarjes.

aksidenti tirane
aksidenti tirane
aksidenti tirane

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)