Një aksident rrugor është shënuar këtë të premte në rrethrrotullimin e Grabianit në Lushnjë.
Shoferi i një makine ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të parkuar dhe një pemë pranë një karburanti.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shoferi dhe bashkëshortja. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Lushnjës për mjekim të specializuar ndërsa policia vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.









Komente
Komento