Tre automjete janë përfshirë në një aksident mesditën e sotme në autostradë në afërsi të fshatit Dushk në Lushnje. Një e moshuar që udhëtonte në mjetin tip Audi me targa AB 963DT që drejtohej nga vajza e saj, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve në spitalin e Lushnjes.
Fatmirësisht drejtuesja e "Audit" si dhe dy shoferët e tjerë të mjeteve të përfshirë në aksident nuk kanë marrë lëndime. Policia po disiplinon trafikun dhe po kryen procedurat për nxjerrjen shkaqeve të aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se kamioni me targa maqedonase i ka prerë rrugën mjetit tip Audi që kishte hyrë në korsinë e parakalimit. Po kështu dhe furgoni me targa AB 411 CM është përplasur me kamionin.
Pas përplasjes 'Audi' ka përfunduar në mes të rrugës i kthyer me goma përpjetë.