Aksident me dy të plagosur në hyrjen jugore të Lushnjes. Aksidenti ku janë përfshirë një mjet tip Benz dhe një mjet katraul ka ndodhur si pasojë e mos respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia në vendngjarje për rastin ndërsa ambulancat kanë transportuar në spital dy drejtuesit e mjeteve.

Sipas të dhënave të para dy të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për dokumentimin e ngjarjes dhe disiplinimin e trafikut