Një aksident i rëndë është regjistruar këtë mbrëmje në afërsi të Milotit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një veturë e për pasojë një person është plagosur rëndë.
Identiteti i këtij të fundit ende nuk bëhet me dije ndërsa mësohet se ai është nisur me urgjencë drejt spitalit të 'Traumës' në Tiranë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se aksidenti i rëndë ka ndodhur në pikën ku ndahet autostrada me superstradën.
Në këtë vend, mungon sinjalistika që tregon se nga dy korsi, rruga bëhet me 1 korsi, e për pasojë po ndodhin vazhdimisht aksidente, kryesisht gjatë orëve të natës.