Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të shtune (26 shtator) në Moravë.

Një makinë tip "Benz" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit, një 52-vjeçar.

Drejtuesi ka humbur kontrollin si shkak i lagështirës në rrugë nga shirat e rrëmbyeshëm.