Një aksident me pasojë plagosjen e dy perosnave u shënua në orët e para të mëngjesit në fshatin Bishnicë, Pogradec, ku makina që drejtohej nga një 43-vjeçar ka dalë nga rruga, pasi ka humbur kontrollin mbi mjetin.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:18, në fshatin Bishnicë, Pogradec, ku shoferi me iniciale Xh. Ç., rreth 43 vjeç, duke drejtuar kamionin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri shtetasi L. Ç., 26 vjeç, të cilët u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.