Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Pogradec, ku një kamion është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga një 26-vjeçar.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se 26-vjeçari ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërkohë që vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak-Rreth orës 12:30, në rrugën e Volorekës, në Pogradec, një kamion me drejtues shtetasin G. S. është përplasur me një biçikletë që drejtohej nga shtetasi J. L., rreth 26 vjeç, i cili do të dërgohet për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. S., është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.










Komente
Komento