Një aksident i rëndë është regjistruar gjatë orëve të mbrëmjes së të premtes në fshatin Gështenjas të Pogradecit. Si pasojë kanë humbur jetën dy të moshuar të cilët jetonin në fshatin ku ndodhi dhe aksidenti.

Çifti i të moshuarëve janë përplasur nga një automjet, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka bërë të ditur se viktimat janë Feride dhe Neki Rexhollari, 73 dhe 80 vjeç, të cilët në momentin e aksidentin kanë qenë duke ecur në këmbë.

Efektivët e policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe shoqëruan drejtuesin e mjetit me targa CA 258 BB, Arian Çela, 28 vjeç. Sipas informacioneve mësohet se drejtuesi i mjetit është banues në fshatin Stropckë të Pogradecit.

Rrethanat e aksidentit janë të paqarta, po punohet për zbardhjen e plotë të tyre.


Redaksia Online
(d.a/Shqiptarja.com)