TIRANE - Policia ka bërë publik mëngjesin e sotëm identitetin e dy personave të cilët humbën jetën në aksidentin e mbrëmshëm në “Qafë Kashar”.

Gjovalin Deda 23 vjeç dhe Kaon Markdeda 29 vjeç ndërruan jetë pas përplasjes fatale të dy automjeteve, pasojë e së cilës mbetën edhe dy të plagosur rëndë.

Trupat e të ndjerëve ende janë në morg dhe pritet sot tërheqja nga familjarët për kryerjen e ceremonive mortore.

AKSIDENTI

Aksidenti u regjistrua në orën 23:30 në “Qafë Kashar”. Një automjet tip Benz me targa AA 066 CN është përplasur me një automjet tip Audi me targa AA 889 AY.

Viktimat janë drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tip Benz ndërsa drejtuesi i mjetit tip Audi ndodhet në gjendje të rëndë më spitalin Ushtarak të Tiranës.

Forca të shumta të policisë dhe një zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Nuk dihen ende identitetet e dy personave të plagosur, ndërsa policia po punon për zbardhjen e fakteve.

Nga informacionet e para shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e madhe e mjeteve dhe lagështia e rrugës.

aksidenti qafe qafe kashar
(Fotografuar sot në mëngjes, makinat ende në rrugë)

*Lajmi u publikua fillimisht në orën 00:40 dhe u përditësua në 10:15 të 12 janarit


(b.m/shqiptarja.com)