Mrekulli në rrugën e Arbrit. Një i ri, i cili ishte përfshirë në një aksident, është gjetur i gjallë pas 3 ditësh. Isa Nurçe, 35 vjeç, nga Maqellara ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Tiranës, kur dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar buzë lumit.
Ngjarja ka ndodhur në 'Rrugën e Arbrit' në vendin e quajtur Ura e Çerenecit, ndërsa pas aksidentit mjeti ka ‘fluturuar’ për rreth 40 metra nga rruga kryesore dhe ka përfunduar i përmbysur në buzë të lumit, siç shihet edhe në këto pamje që sjell Report Tv.
Mjeti i aksidentuar është gjetur ditën e sotme, 6 qershor, nga kalimtarë të rastit, ndërsa dyshimet e grupit hetimor janë që aksidenti të ketë ndodhur 3 ditë më parë. Kjo për shkak, se i riu ishte denoncuar nga familjarët në polici si i humbur, për shkak se prej tre ditësh babai kishte humbur kontaktet me të.
'Sot me datë 06.06.2025, rreth orës 18.30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se pranë rreth rrotullimit të Shupenzës, është gjetur nga disa banorë të zonës një automjet i përmbysur pranë lumit. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimet është identifikuar drejtuesi i automjetit shtetasi Isa Nurçe, 35 vjeç, i cili ditën e djeshme ishte shpallur në kërkim, pasi babai i tij kallzoi se ishte larguar nga banesa. 35-vjeçari, është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës', njoftoi policia.
Pasi u nxor nga makina, i riu u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Janar, 22:15
Arrestimi i Maduros, si e vlerësoni sulmin e SHBA-ve në Venezuelë?
-
Të drejtë
46.3%
-
Të gabuar
42.5%
-
Nuk e di
11.2%
Vota total: 134
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Klos/ E mori rrjedha e fortë e ujit, 66-vjeçari mbytet teksa tenton të kalojë lumin Mat
4 Janar, 10:37
-
Aksident rrugor në bypass-in e Fierit, furgoni godet nga pas një mjet tjetër, s'ka persona të lënduar
3 Janar, 22:30
-
Aksident në Fier, mjeti përplas 2 këmbësorë, çifti i bashkëshortëve dërgohet në spital
3 Janar, 19:11
-
Dibër/ Aksident në rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, përplasen dy automjete, 3 persona të plagosur
3 Janar, 16:59
-
Vlorë/ Përplasi me makinë 96-vjeçarin te vijat e bardha, pranga të riut
3 Janar, 13:35
-
Greqi/ Humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me barrierat e rrugës, ndërron jetë 23-vjeçari shqiptar
2 Janar, 15:57
-
Lura e aksesueshme përmes rrugës së re turistike, Rama: Vijon puna për segmentin Lurë-Rrëshen
2 Janar, 13:02
-
Aksident pranë postës në Vlorë, mjeti përplas këmbësorin, i moshuari në gjendje të rëndë në spital
2 Janar, 11:29
-
Lushnje/ Aksident në rrethrrotullimin e Plukut, përplasen 2 mjete, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
1 Janar, 16:22
-
Në 1 janar fillon bonus-malus, sigurim më i shtrenjtë i mjetit për drejtuesit që kanë shkaktuar dëme
1 Janar, 14:31
-
Viti i Ri nis i përgjakur/ 3 të rinj humbin jetën në aksidentin fatal në Tepelenë, njëri prej tyre djali i shefit të komisariatit! 19-vjeçarja rëndë tek Trauma (EMRAT+FOTO)
1 Janar, 08:43
-
Dita e fundit e 2025, policia sekuestron 700 fishekzjarre dhe 2899 kapsolla në 4 qytete! Arrestohen 3 persona në hetim 15 të tjerë! 15-vjeçari godet policin
31 Dhjetor 2025, 12:45