Aksident në Rrugën e Kombit 10 persona të plagosur rëndë
Dhjetë të plagosur rëndë, mes të cilëve dhe dy fëmijë 12 dhe 14 vjeç është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Rrugën e Kombit në segmentin Milot-Rrëshen. Të gjithë të plagosurit janë pjesë e dy familjeve, një nga Fushë-Kruja dhe një nga Kosova e cila kishte ardhur në Shqipëri për pushime. VIDEO FOTO
Dhjetë të plagosur rëndë, mes të cilëve dhe dy fëmijë 12 dhe 14 vjeç është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Rrugën e Kombit në segmentin Milot-Rrëshen.
Të gjithë të plagosurit janë pjesë e dy familjeve, një nga Fushë-Kruja dhe një nga Kosova e cila kishte ardhur në Shqipëri për pushime.
Përplasja e dy mjeteve të përfshira në këtë ngjarje, ka qenë tepër e fortë ku siç shihet edhe në këto foto, pasi makinat pothuajse janë shkatërruar plotësisht.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, me ambulancë me helikopter, ku tre prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Në spital ka mbërritur edhe ministi i Shëndetësisë, Ilir Beqja.
Nga veprimet e para hetimore policia bën me dije se shkak i këtij aksidentit kanë qenë një parakalim i gabuar.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur karburant Toma, rreth orës 17:50.
Në aksident janë përfshirë një mjet tip “Ford” me targë AA 776 LD, ku udhëtonin gjashtë pjesëtarët e familjes Hametaj nga Fushë-Kruja dhe një “Volkswagen” me targë BOHY 264, ku udhëtonin katër pjestarë të familjes nga Kosova.