Pesë persona janë plagosur në një aksident në aksin Milot-Rrëshen në Rrugën e Kombit në afërsi të Urës me Harqe. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10, ndërsa u përplasën dy automjete, njëri tip “Benz” me targa AA 220CV me drejtues shtetasin me inicialet M.K. dhe tjetri tip Audi AA963FI me drejtues D.D.
/Shqiptarja.com
Si pasojë është lënduar pasagjerja e automjetit tip Benz me inicialet E.K. si dhe nga mjeti Audi kanë mbetur të lënduar, drejtuesi i mjetit me inicialet D.D. si dhe pasagjerët B.R. L.R, si dhe R.H.
Të gjithë të plagosurit janë dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar në QSUT, ndërsa njëri raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Shkaku paraprak dyshohet parakalimi i gabuar i mjetit Audi.
[gallery]25200[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

VIDEO







