VIDEO/Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagosen 7 persona, 3 prej tyre vajza të mitura! Tre të lënduar transportohen drejt Traumës

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit në zonën e Rrëshenit, ku janë përplasur dy automjete tip ‘Audi’ dhe ‘BMW’.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur 7 persona mes tyre 3 vajza të mitura. Katër prej të plagosurve ndodhen në spitalin rajonal të Rrëshenit ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore dhe 3 të tjerë janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga pamjet e siguruara nga Report TV, shihet se përplasja mes automjeteve ka qenë tepër e fortë.

"Rreth orës 20:50, në autostraden "Rruga e Kombit", në zonën e Rrëshenit, janë përplasur mjeti tip "Audi" me drejtues shtetasin A. M. dhe pasagjerë shtetasja D. M. e tre vajza të mitura ( familje), banuesë në Shëngjin, Lezhë, me mjetin tip "BMW" ku udhëtonin shtetaset B. S. dhe M. S. banuese në Kosovë"-thuhet në njoftimin e policisë. 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Aksidenti me 7 persona të plagosur në Rrugën e Kombit, makinat të bëra ‘copash’ si pasojë e përplasjes së fortë

 

Këto janë pamjet e rënda të siguruara nga aksidenti i rëndë i ndodhur në Rrugën e Kombit mbrëmjen e sotme ku kanë mbetur të plagosur rëndë 7 persona, tre prej tyre vajza të mitura.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Fshesa’ në Partinë e Lirisë, Elona Guri ‘ngushëllon’ Braimllarin pas largimit dhe i përgjigjet Metës: S’i kemi tradhtuar kurrë idealet tona

‘Fshesa’ në Partinë e Lirisë, Elona Guri ‘ngushëllon’ Braimllarin pas largimit dhe i përgjigjet Metës: S’i kemi tradhtuar kurrë idealet tona