Tre fëmijë mbetën të plagosur pas përplasjes së një çiklomotori me një automjet. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 të së premtes në rrugën e vjetër Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Manati.
Fëmijët e moshës nga 13 në 15-vjeç u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës dhe dy prej të tyre ndodhen në gjendje me të rëndë për jetën, si shkak i plagëve të marra në disa pjesë të trupit.
Policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidentit.
Drejtuesi i automjetit tip “Benz” u shoqërua ne polici dhe po merret në pyetje rreth ngjarjes. Çiklomotori ishte me karroceri të vogël dhe fëmijët e përdornin për të mbledhur skrap në zona të ndryshme të Lezhës.