Aksident në hyrje të Beratit, përplasen dy automjet, shkak parakalimi i gabuar

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në aksin rrugor Berat- Dimal në vendin e quajtur Kombinat.

Dy automjete njëri tip “Ford fokus” dhe tjetri tip “Hunday” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke  u zvarritur disa metra në asfalt. Shkak për këtë aksident mendohet të jetë bërë parakalimi i gabuar i ‘Ford-it”, duke goditur në këtë mënyrë nga mbrapa ‘Hundayn”.

Si pasojë e aksidentit, është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip Ford Fokus, ndërkohë që dëmet materiale llogariten të shumta, pasi njëri prej mjeteve është shkatërruar plotësisht në pjesën ballore. Si pasojë e aksidentit, është bllokuar për disa minuta qarkullimi në dalje të qytetit, deri në mbërritjen e policisë, që pasi bëri matjet paraprake, lëvizi mjetet për zhbllokimin e rrugës. Në vendngjarje kanë shkuar forca  të policisë rrugore, që po kryejnë në vendin e aksidentit. 

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave