2 turistë spanjollë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në rrugën Sarandë-Ksamil ku u përfshinë tre automjete Bëhet fjalë për 24-vjeçarin Jove Pibrall Jove dhe 37-vjeçaren Catia Picac, të cilët ndodheshin në Sarandë për turizëm.

Sipas burimeve nga bluzat e bardha, 24-vjeçari ka pësuar dëmtime më të rënda. Pasi mori ndihmën e parë në Spitalin e Sarandës, ai është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, për mjekim të specializuar.

Ndërkohë, 37-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë dhe po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Sarandës. Për shkak të aksidentit, qarkullimi në aksin Sarandë-Ksamil u ndërpre për disa minuta, ndërsa Policia po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.