Një aksident rrugor është regjistruar në rrugën Transballkanike, pranë Vlorës, ku një automjet ka përplasur një grua. E lënduara është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.