Aksident në aksin Shkodër-Hani i Hotit, plagosen rëndë dy persona! Një nga drejtuesit është oficer policie

Aksident në aksin Shkodër-Hani i Hotit, plagosen rëndë dy persona! Një nga drejtuesit është oficer policie

Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur në Shkodër mbrëmjen e sotme ku dy persona janë plagosur rëndë. Aksidenti ndodhi në aksin Shkodër – Hani i Hotit në afërsi të fshatit Shtoj. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën duke sjellë plagosjen rëndë të dy personave të cilët janë transportuar më pas në spitalin rajonal të Shkodrës.

Sipas të dhënave, automjeti Wolswagen me targa AA563 MK ka qenë duke lëvizur jashtë normave të shpejtësisë, duke humbur kontrollin, gjë që ka bërë që më pas të ndeshë mjetin Benz në anën tjetër të rrugës e në përfundim është përplasur në portën hyrëse të një biznesi.

Policia njofton se ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti, ku mjeti me drejtues shtetasin Gentian Dedej, i cili është oficer Policie, është  përplasur me mjetin me drejtues shtetasin K. Gj. 20 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K.Gj, dhe  janë lënduar lehtë dy pasagjerët që ndodheshin në mjetin e tij, shtetasit   Xh.  V. dhe S. G, të cilët janë  dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër për ndihmë mjekësorë.

Veprimet e para hetimore në vendngjarje për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, po kryhen nga  oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Shkodër, Grupi Hetimor dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur