Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme, rreth orës 16:25 në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë.

Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë ka ndërruar jetë një nga pasagjerët.

Viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra duke ndërruar jetë në spital.

Ndërkohë të plagosur kanë mbetur dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere tjetër, që fatmirëshisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 16:25, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, në fshatin Grizhë, automjeti me drejtues shtetasin A. M. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V. X. dhe më pas me automjetin me drejtues shtetasin E. Gj.

Si pasojë e aksidentit, ka humur jetën në Spitalin Rajonal Shkodër shtetasi Z. M., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A.M., dhe janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja shtetasja Gj. M., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi sot policia.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.