Lezhë- Një 60-vjeçar mbeti i plagosur rëndë, pasi motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një automjet.
Aksidenti ndodhi sot (8 Dhjetor) rreth orës 11:00, në superstradën Lezhë-Shkodër, pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.
Drejtuesi i motoçikletës, Gjon Zeka, nga fshati Kallmet i Lezhës, u dërgua fillimisht në urgjencën e qytetit dhe më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi ka marrë fraktura në disa pjesë të trupit dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Gazetari i Report TV dhe Shqiptarja.com, Elvis Hila, informon se policia, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes, shoqëroi në komisariat drejtuesin e automjetit, shtetasin Ledian Maçaj, pasi nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se mjeti që drejtohej prej tij, i cili po hynte në superstradë, i ka prerë rrugën motoçikletës, duke sjellë dhe përplasjen e fortë.
Kryqëzimi i fshatit Gocaj është kthyer në burim aksidentesh, pasi mungon fushëpamja për automjetet që dalin në superstradë.
Po mire, se pari sherim te shpejte te lenduarit por cfare masash do te marre sherbimi i rrugeve pra shteti ne kete pike pervecese arrestimit te zoterise. Do te rregulloje hyrjen apo daljen ne kete rruge. Keto probleme jane ne shume pika te tjera ne vend. Nese nuk mendohet nje zgjidhja para se te ndodhin aksidentet qe do te ishte me e mira, te mendohet se paku kur te kete ngjarje te tilla
Përgjigju