TIRANE – Përplasja e fuqishme e dy automjeteve në aksin Tiranë-Rinas ka rezultuar fatale për një prej shoferëve i cili udhëtonte pa rripin e sigurimit, ndërsa tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure (rreth orës 02:00), ku si pasojë e përplasjes së Benzit me targa AA 874 KU me një Wolsvagen me targa AA 777 FU, humbi jetën drejtuesi i kësaj të fundit Albert Shtia. Po ashtu nga aksidenti mbeti i plagosur edhe Leon Kaza, i cili drejtonte Benzin dhe udhëtonte bashkë me prindërit e tij, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Sipas informacioneve nga policia e kryeqytetit, dyshohet që shkak për këtë aksident të jetë bërë shpejtësia tej normave të lejuara të qarkullimit me të cilën ecnin. Por jo vetëm kaq, 31-vjeçari Shtia udhëtonte pa rripin e sigurimit. Po ashtu, A1 Report mëson se Shtia kishte vendosur një kapëse në vendin ku vendoset rripi i sigurimit, për të shmangur rënien e vazhdueshëm të sinjalin që kanë makinat e reja në rast se nuk vihet rripi.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Redaksia Online
(Gre.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO