TIRANË- Një aksident ka ndodhur në Tufinë, mbrëmjen e sotme, ku një makinë ka aksidentuar një 15 vjeçar. Sipas informacioneve nga policia, shoferi me iniciale A. A., ka përplasur 15 vjeçarin me iniciale G. N.

I mituri është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit ndodhet në vendngjarje, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.