Dy makina janë përplasur brenda tunelit të Llogarasë. Në aksident janë përfshirë një makinë tip BMW që drejtohej nga një 29-vjeçar me iniciale R.K., dhe një Volvo ku në timon ishte një 39-vjeçar me iniciale S.G.
Sipas informacioneve, janë lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe 5 pasagjerët, të cilët u transportuan drejt spitalit për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në tunel u bllokua përkohësisht.
Policia vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komente












Nga fotua duket qe faji ka qene i BMW eshte futur ne parakalim te gabuar brenda ne tynel. Ne 99% shoferet e makinave BMW njihen per shofer arrogant dhe te papergjegjshem ne timon!
PërgjigjuJa ke fut kot o bobe. Se shiko ambulancen q ka ardh nga vlora me drejtim per nga jugu. Keta jan perplas koke me koke dhe arsyeja eshte vetem celulari. Dhe shyqyr kan qn me BMW DHE Volvo q kan shpetuar. Leri komentet jo arrogant jo knp. Se u bet te gjith eksperta breksalep