Dy makina janë përplasur brenda tunelit të Llogarasë. Në aksident janë përfshirë një makinë tip BMW dhe një Volvo.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Rrugore, ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët kanë ndërhyrë për të menaxhuar situatën, për të ndihmuar të lënduarit dhe për të garantuar sigurinë në tunel.
Sipas informacioneve paraprake, disa persona kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Si pasojë e ngjarjes, qarkullimi në tunel është bllokuar përkohësisht, ndërsa autoritetet po punojnë për normalizimin e trafikut dhe largimin e mjeteve të dëmtuara.
Lajm në përditësim...
Komente











Nga fotua duket qe faji ka qene i BMW eshte futur ne parakalim te gabuar brenda ne tynel. Ne 99% shoferet e makinave BMW njihen per shofer arrogant dhe te papergjegjshem ne timon!
Përgjigju