Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e kësaj të diele (3 janar) me pasojë vdekjen e një 27-vjeçari. Ngjarja ndodhi në orën 15:20 në fshatin Gjormë, Vlorë ku makina me drejtuesin Akil Ruçi doli nga rruga.
Drejtuesi i makinës u dërgua menjëherë në spital por nuk arriti t'i mbijetojë plagëve të marra. Automjeti tip 'Ford Fiesta' ka dalë nga rruga dhe është shkatërruar në pjesën e përparme ku ka dëme të shumta dhe tek pjesa e shoferit.
Me ndihmën e karotrecit është bërë e mundur lëvizja e automjetit pasi ka qenë i përmbysur në momentin e aksidentit e më pas është transportuar drejt Vlorës.
"Më datë 03.01.2021, rreth orës 15:20, në fshatin Gjormë, Vlorë, një automjet me drejtues shtetasin A. R., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga" - njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ky është aksidenti i tretë me pasojë vdekjen e një personi gjatë ditës së sotme. Kujtojmë që një tjetër aksident i rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit të sotëm në superstradën Lezhë-Milot.
Nga ky aksident humbi jetën Denis Dedgjonaj, 24 vjeç dhe mbeti i plagosur Ndue Pjetri. Makina me të cilën udhëtonin ata doli nga rruga dhe përfundoi në një biznes. Gjithashtu dhe në Këlcyrë humbi jetën një 62-vjeçar i cili po udhëtonte me biçikletë teksa një makinë e ka përplasur.
Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 07:00 në afërsi të fshatit Kutal. Policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës në komisariat për sqarimin e plotë të ngjarjes.
Lajmi kryesor:
E dielë 'e zezë', 6 aksidente, humbin jetën 4 persona! Makina përplaset me minibusin në Elbasan, plagosen 7 qytetarë, ndërron jetë një tjetër
E.M./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga çadra me Bashën kundër Ramës, pedagogia Zamira Sina në listën e mbyllur të PS për Qarkun Vlorë
13 Mars, 19:01
-
Ish-anëtarja që u largua nga PD demaskon Primaret: Ja pazaret e Nokës dhe Boçit! Banda e Çapjave në Elbasan po më kërcënon me urdhër të PD
13 Mars, 17:47
-
Vlorë/ Ktheu lokalin në ‘dyqan’ kanabisi dhe lojërash fati, arrestohet pronari 38-vjeçar
13 Mars, 15:29
-
Moti i keq në Vlorë/ Pezullohen për 3 ditë lundrimet e mjeteve të vogla dhe anijeve të peshkimit! Tragetet vijojnë normalisht, ja kur përmirësohet
13 Mars, 15:14
-
Tjetërsimi i 10 mijë metra katrorë tokë në Gjilekë të Himarës, dënohet me 3 vite e 1 muaj burg Jorgo Goro! GJKKO vendos që toka të konfiskohet
13 Mars, 14:27
-
Dhunoi brutalisht 19-vjeçarin, arrestohet i riu në Muriqan! Ishte në kërkim
13 Mars, 14:19
-
Sarandë/ Dyshohen se u vunë nga tregtia e drogës, sekuestrohen 3 pasuri të 44-vjeçarit me precedentë (EMRI)
13 Mars, 14:14
-
Të shtëna me armë gjatë operacionit të policisë në Laç! Plagoset një person, detajet
13 Mars, 08:00
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Report Tv zbardh listën e kandidatëve për të deputetë të PD në listën e hapur për Qarkun Vlorë
12 Mars, 21:15
-
Kaosi me listat e PD/ U zëvendësua me Vangjel Dulen, tërhiqet nga kandidimi në listat e hapura në qarkun e Vlorës kryetarja e degës së Sarandës!
12 Mars, 20:37
-
Qarku i Lezhës/ Manja kryeson garën e PS, 2 emra në listën e mbyllur dhe 7 në atë të hapur, 4 janë gra! Një kandidat edhe nga Diaspora, më i riu vetëm 26 vjeç
12 Mars, 20:16
-
Zgjedhjet/ Zbardhen emrat e listës së mbyllur për qarqet Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër! S’mungojnë Leskaj, Zhupa, Shehu, Mziu dhe aleati Dule
12 Mars, 19:18