Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin nacional Delvinë-Sarandë, pranë kthesës për në fshatin Bajkaj.
Sipas të dhënave paraprake, në afërsi të një pike karburanti, autobusi i linjës Delvinë–Sarandë, me drejtues Vangjel Zoto, ka goditur 65-vjeçarin Agim Vocka, banor i fshatit Bajkaj, që po lëvizte në këmbë.
Pas aksidentit, drejtuesi i autobusit është larguar fillimisht nga vendngjarja, ndërsa më vonë është kapur nga shërbimet e Policisë së Delvinës. Nga testi i alkoolit, drejtuesi ka rezultuar me vlerën 0.00 mg/l.
65-vjeçari është transportuar fillimisht me ambulancë në Spitalin e Sarandës. Sipas burimeve spitalore, ai ka pësuar traumë të rëndë në kokë dhe për këtë arsye është dërguar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.









Komente
Komento