Aksident në aksin Milot-Morinë, plagoset shoferi dhe pasagjeri, dërgohen te Trauma në Tiranë

Aksident në aksin Milot-Morinë, plagoset shoferi dhe pasagjeri, dërgohen te Trauma në Tiranë

Foto ilustruese

Një tjetër aksident është regjistruar këtë mbrëmje në aksin rrugor Milot-Morinë. 2 makina janë përplasur dhe si pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit G.R., dhe pasagjeri në këtë mjet E.R., 34 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

"Në aksin rrugor Milot-Morinë,  automjeti me drejtues shtetasin K.Ll., 31 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasi G.R., 23 vjeç, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi G.R., dhe pasagjeri në këtë mjet shtetasi E.R., 34 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, pa probleme për jetën", thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave