Një aksident me pasojë humbje jete të një fëmije 8 vjec dhe dy të plagosur ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën nacionale tek "Pushimi i shoferit" në Divjakë.

Një drejtues furgoni që përdorej për të shpërndarë bukë, në dalje të fshatit Mertish të Komunës së Gradishtës, ka goditur disa mjete. Goditjen e parë nga drejtuesi Olsion Velo 23 vjeç, që drejtonte furgonin e kanë marrë dy automjete, më pas një bicikletë në daljë të fshatit Mertish.

Më pas furgoni i dalë jashtë kontrolli ka ecur për 1 km duke goditur gjithcka i ka dalë përpara, ku preja e radhës ishte një karrocë e tërhequr nga kafshë, në të cilën udhëtonin gjyshi me nipër për të shkuar tek tokat e tyre.

aksident lushnje
aksident lushnje

Nga kjo goditje ka humbur jetën 8 vjeçari M.S . Më pas drejtuesi i mjetit ka përplasur një seri automjetesh të tjera dhe ka përfunduar në një parcelë toke përgjatë rrugës.

Automjetin me targa AA 830 CI , 23-vjeçari ia kishte marrë vjehrrit të tij pas një zënke, e cila mesa duket është dhe shkaku i “tërbimit” të të riut Olsion Velo duke dretjuar mjetin në rrugë.

Drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia e cila po heton për shkaqet e ngjarjeve të mësipërme.


Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)