Një aksident në aksin Librazhd-Elbasan ka ndodhur mëngjesin e së hënës, te Kthesa e Murrashit. Nga pamjet, shihet se automjeti është kthyer përmbys nga goditja e fortë.
Mësohet se janë plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spital. Si shkak i aksidentit dyshohet lagështira në rrugë.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Komento
Komente











