Xhesika Ndoj, 24-vjece mbeti e plagosur mëngjesin e kësaj të hëne në lagjen nr.12 të qytetit të Durrësit. E reja u godit disa here me thikë nga babai i saj, Mikel Ndoj, i cili më pas u arratis. I plagosur ka mbetur dhe qytetari Onard Memlika, i cili tentoi ta shpëtoje të renë nga barbaria e të atit. Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit, ku mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Në asfalt kanë mbetur shenjat e gjakut.
Krimi ndodhi në rrugë, pranë agjencisë imobiliare ku punonte 24-vjecarja. I ati, me thikë në dorë i ka shkuar tek puna dhe pasi kanë debatuar e ka goditur në ambientet e jashtme të agjencisë. Ndërsa Memlika, i cili po kalonte rastësisht në rrugë tentoi ta ndaloje Ndojn, por mbeti dhe vetë i plagosur.
Policia tha se ka shpallur në kërkim autorin e krimit të rëndë në familje. Motivet ende nuk bëhen të ditura por grupi hetimor po merr ne pyetje familjaret.
"Më datë 26.01.2026, rreth orës 10:03, shtetasi M. N., 56 vjeç, në rrethana ende të paqarta, ka plagosur në rrugë me mjet prerës (thikë) vajzën e tij, shtetasen Xh. N., 24 vjeçe, banuese në lagjen nr. 12, Durrës. I plagosur ka mbetur edhe shtetasi O. M., kalimtar i rastit, i cili ka ndërhyrë në momentin që babai ka plagosur vajzën me mjet prerës (thikë). Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën", njoftoi Policia.
Ndërsa burimet thanë se, 56-vjecari Mikel Ndoj ishte i divorcuar nga bashkëshortja dhe jetonte në Itali. Mësohet se Ndoj ishte dënuar me burg dhe sapo kishte mbaruar dënimin, pak kohë më parë. Ditët e fundit ishte kthyer në vendlindje ku dhe është konfliktuar me të bijën.
56-vjeçari Mikel Ndoj ishte dënuar me burg dhe sapo kishte mbaruar dënimin, pak kohë më parë.
Gazetari i Report Tv, Artur Korriku raportoi se ka njohje personale me 56-vjeçarin, i cili ka treguar probleme të shëndetit mendor, megjithëse u takon organeve kompetente për ta vërtetuar.
Ndoj ishte i divocruar dhe ish-bashkëshortja punonte në një rrobaqepsi pranë vendit të ngjarjes. Mësohet se ndarja ka ardhur për shkak të dhunës që ushtronte 56-vjeçari.
Komente












