Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e së mërkurës, pasi u përplas nga një automjet në superstradën Lezhë-Laç.

Aksidenti ndodhi rreth orës 7:00 të mëngjesit, ndërsa viktima i cili mendohet të jetë rreth 60-vjeç ende nuk është identifikuar.

Ai u përplas nga një automjet tip "Volswagen" me targa AA 499 EK i cili po udhëtonte nga Shhkodra në drejtim të Tiranes.

Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme të moshuarit, i cili po tëntonte të kalontë nga njëri kah i rrugës në tjetrin.
Për të shmangur të moshurin i cili ka ndëprerë rrugën në mënyrë të menjëhershme janë përplasur dhe dy mjete të tjera të cilët po lëviznin në drejtim të Lezhës.

Si pasojë frenimit në mënyrë të menjëhershme të një mjeti tip volsëagen 6 vendesh, ai është goditur nga pas një një fosristrade BMW, por fatmirësisht ka patur vetem dëme materiale.

Nga hetimet e deritanishme është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë ndëprerja e rrugës nga viktima, i cili nuk e ka parë automjetin që vinte me shpejtësi.
Policia ka bërë të ditur gjithashtu se është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje edhe drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin. 


lac



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)