TIRANE - Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave është shënuar në orët e mbrëmjes së sotme në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e "Barrikadave" ku mësohet se një motorr është përplasur me një biçikletë ku si pasojë kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në kryeqytet, ku mësohet se pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën
Televizioni A1 Report sjell pamjet e aksidentit të shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Uniformat blu mbërritën në vendin e ngjarjes dhe nisën punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, të cilët mbeten ende të paqarta.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO